LAJME

Drejtoresha për Emergjencë dhe Siguri në Prizren u bën thirrje qytetarëve të shmangin qarkullimin

Drejtoresha për Emergjencë dhe Siguri në Prizren u bën thirrje qytetarëve të shmangin qarkullimin
TV Prizreni
TV Prizreni
6 Janar 2026, 15:02

Drejtoresha për Emergjencë dhe Siguri në Prizren, Ramize Sinanaj-Shala, u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin qarkullimin dhe të kontaktojnë organet e sigurisë për çdo nevojë emergjente.

“Të nderuar qytetarë, si pasojë e reshjeve të shiut dhe kushteve të pafavorshme atmosferike, ju lutemi të tregoni kujdes të shtuar dhe t’i shmangeni qarkullimit. Shërbimi i zjarrfikësve dhe shpëtim është në gjendje gatishmërie 24/7 për çdo nevojë emergjente kontaktini në numrat: 112 – Qendra Operative e thirrjeve, 192 – Policia, 193 – Zjarrfikësit dhe Shpëtim, 194 – Urgjenca” – shkruan drejtoresha Sinanaj-Shala.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika