LAJME

Drejtoresha e Arsimit Veselaj – Gutaj, kritikon MASHTI-n për mungesën e dokumentacionit pedagogjik

Drejtoresha e Arsimit Veselaj – Gutaj, kritikon MASHTI-n për mungesën e dokumentacionit pedagogjik
TV Prizreni
TV Prizreni
7 Shtator 2026, 19:45

Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj Gutaj, ka kritikuar Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, (MASH) për, siç ka thënë ajo, mungesën e dokumentacionit pedagogjik në shkollat e vendit.

Përmes një reagimi të publikuar në rrjetet sociale, Veselaj Gutaj ka ngritur shqetësimin se, në javën e dytë të vitit të ri shkollor, shkollat po përballen me mungesë të dokumentacionit pedagogjik, përfshirë Librat e Klasës dhe Librat Amë.

Ajo ka kritikuar MASH-in duke thënë se, në vend të kësaj problematike, vëmendje më e madhe po i kushtohet kontrollit se ku prindërit kanë blerë librat shkollorë.

“Për MASH-n më shqetësues po del kontrolli i prindërve se ku i kanë blerë librat e fëmijëve”, ka shkruar ajo.

Në fund të reagimit, Veselaj Gutaj ka ngritur pyetjen nëse kjo situatë është rezultat i neglizhencës apo mungesës së njohurive nga ana e MASH-in.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika