LAJME

Drejtoi mjetin pa patentë shofer, pa regjistrim dhe nën ndikim të alkoolit, Policia procedon rastin për gjykatë

Drejtoi mjetin pa patentë shofer, pa regjistrim dhe nën ndikim të alkoolit, Policia procedon rastin për gjykatë
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Shkurt 2023, 22:16

Policia Kosovës sot ka ndaluar një automjet tek sa lëviste nga Prishtina në drejtim të Pejës, pa patentë shoferi, pa regjistrim të automjetit si dhe nën ndikimin e alkoolit ku sasia e alkoolit ne gjak ishte 2.50 promilë.

Të njejtit i janë konfiskuar targat përkohësisht dhe rasti është proceduar për gjykatë.

“Njësia për kontroll të autostradave gjate kontrollit në trafik ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin pa patentë shoferi, pa regjistrim të automjetit si dhe nën ndikimin e alkoolit ku sasia e alkoolit ne gjak ishte 2.50 promilë, të njëjtit i është shqiptuar fletëparaqitje për kundërvajtje në trafik e cila i procedohet gjykatës për kundërvajtje duke i përshkruar të gjitha shkeljet e gjetura gjithashtu të njëjtit i janë konfiskuar targat e automjetit përkohësisht.

Policia e Kosovës me qëllim të ofrimit të sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik do të vazhdojë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor.”, thuhet në raportin e policisë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika