Kryetari i Komisionit për Kosovë në Kuvendin e Serbisë, Millovan Drecun tha se deri në fund të muajit nuk do të ketë negociata mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai thotë për RTS se nuk është bërë asnjë përparim që duhet të verifikohet në suaza të takimit.
“ Ndërkaq, ndërmjetësi i BE-së në dialog, Miroslav Lajçak, ka deklaruar se 99.5 për qind e tekstit të marrëveshjes është rënë dakord dhe se tani duhet vetëm vullnet politik. Lajçak duhet të thotë qartë se normalizimi i marrëdhënieve nuk nënkupton njohje reciproke”, deklaroi ai.





