- Reklama -

Dr. Fauci bën deklaratën e fortë: Do ta shkatërrojmë këtë virus që na ka terrorizuar për 11 muajt e fundit!

Gjatë një ngjarjeje virtuale të premten, Dr. Anthony Fauci, ka thënë se falë shkencës “ne do ta shkatërrojmë” COVID-19.
“Kërkimi biomjekësor dhe shkenca na kanë dhënë diçka që vetëm një dekadë më parë do të dukej e paimagjinueshme.

Vetëm gjatë ditëve të fundit, shkenca na ka lejuar të kemi një vaksinë që kur ta shpërndajmë tek njerëzit në të gjithë vendin, dhe shpresojmë në të gjithë botën, ne do të shkatërrojmë këtë shpërthim që na ka terrorizuar me të vërtetë për 11 muajt e fundit”, ka thënë Fauci.

- Reklama -

Me këtë ai i është referuar zbulimit të vaksinave dhe fillimit të shpëndarjes dhe administrimit të tyre edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Dhe ndërsa disa kombe të pasura tashmë kanë filluar nga vaksinimi COVID-19, vendet e varfra do t’i marrin dozat e tyre vetëm në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm, ka thënë sot kreu i OBSH, Tedros Adamos Ghebreyesus.
“Mekanizmi COVAX, i formuar për të mundësuar qasje të barabartë në vaksinat COVID-19 në të gjithë botën, pritet të fillojë dorëzimin në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm”, tha ai, pa përmendur vendet e veçanta, raporton ATSh.

“Jemi krenar të njoftojmë se COVAX ka siguruar qasje në pothuajse dy miliardë doza të disa kandidatëve premtues të vaksinave”, ka thënë Tedros.
Sipas OBSH, objektet e COVAX po vazhdojnë bisedimet me ndërmarrjet kryesore farmaceutike për t’i regjistruar në program. /Ballkanweb

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort