Një dosje prej 235 faqesh, është publikuar në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara në Hagë.
Kjo dosje përmban vendimin e aktakuzës së plotë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të cilët akuzohen për krime lufte, shkruan Reporteri.
Në pikat e aktakuzës, për të cilat ish-krerët e UÇK-së i dërguan në fillim të muajit nëntor në Hagë, janë për vrasje, tortura e krime në lokacione të ndryshme. Aty janë përmendur në detaje data, emra dhe torturat që thuhet se janë bërë.
Në Prill të vitit 1998 dhe Janar të vitit 1999, ish-ushtarët e UÇK-së akuzohen se u shkaktuan serioze fizike dhe psikologjike disa personave të cilët thuhet se janë kapur në një ish-stacion policie dhe lokacione të tjera afër Likocit në Komunën e Skenderajt.
Akuza thotë se ish-ushtarët UÇK-së mbajtën në kushte çnjerëzore të paraburgimit disa persona në në vendet e lartpërmendura.
Në Prill dhe në fund të Korrikut 1998, ish ushtarët e UÇK-së akuzohen se u kanë shkaktuar dëme fizike dhe psiqike të paktën 11 personave të ndaluar në dalje të Jabllanicës. Këta persona thuhet se janë mbajtur në kushte çnjerëzore në kazermat e UÇK-së.
Në periudhën maj dhe korrik 1998, ish ushtarët e UÇK-së akuzohen se mbajtën në kushte çnjerëzore disa personave të ndaluar në ish shkollë ndërtesë dhe një zyrë regjistrimi në Drenoc. Të njëjtit thuhet se u rrahën rëndë me shkopa druri dhe shkopa bejsbolli.
Ish ushtarët e UÇK-së po ashtu akuzohen se përafërsisht në mes të 17 dhe 26 ose 27 korrikut 1998, trajtuan në kushte çnjerëzore disa persona të kapur dhe të ndaluar në lokacione të ndryshme në ose afër Malishevës.
Trembëdhjetë të paraburgosur thuhet se u mbajtën në 16 metra katrorë
dhomë, me vetëm vrima të vogla në dritare.
Trajtim çnjerëzor të disa personave, ish ushtarët e UÇK-së akuzohen se bënë edhe Bare, Llapashticë, Zllash ku thuhet se 8 persona ishin rrahur e trajtuar në mënyrë çnjerëzore. Në mesin e emrave këtu përmendet edhe Sali Mustafa.
Në mesin e lokacioneve tjera përmendet edhe Kleçka, Rahoveci, Prizreni, Gjilani Novo Bërda.
Mes datave 25 dhe 26 korrik të vitit 1998, pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, akuzohen se pas një sulmi në Llapushnik, kishin arrestuar 30 persona dhe më pas i kishin dërguar në burgun e Llapushnikut.
Të njëjtit thuhet se kanë liruar 20 persona nga ky grup, kurse 10 të tjerë thuhet se janë liruar.
Në këtë aktakuzë përmenden edhe Azem Syla, Lahi Brahimaj, Fatmir Limaj, Sylejman Selimi, Rrustem Mustafa, Shukri Buja, Latifi Gashi dhe Sabit Geci.
Kujtojmë se Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi janë arrestuar dhe dërguar në Hagë në fillim të muajit nëntor. /Reporteri.net