- Reklama -

Dosja – ‘Kobra’ vodhi rrymë mbi 3 mijë euro, ishte dënuar me vetëm 200 euro

I dyshuari për vrasjen e një 31-vjeçari nga Kukësi dhe plagosjen e një 27-vjeçari, Dibran Hoxha në vitin 2012 ishte gjetur fajtor për vjedhje të energjisë elektrike në lokalin e tij ‘Cobra City’ në vlerë prej mbi 3000 euro, ndërsa ishte dënuar me vetëm 200 euro gjobë.

Edhe pse vjedhja e rrymës kishte ndodhur në 2012, vendimi ishte shpallur nga gjykata në vitin 2015.Gjykata me rastin e peshimit të rrethanave për të ardhur deri të dënimi prej 200 euro nuk gjeti asnjë rrethanë rënduese ndaj tij.
Ndërsa si rrethana lehtësuese gjeti pranimin e fajësisë, sjelljen korrekte para gjykatës, gjendjen statusore dhe rrethanat familjare të tij- është beqar jeton me anëtarët e familjes të cilët janë të varur nga i akuzuari, si dhe premtimin e tij që në të ardhmen të përmbahet nga sjelljet e tilla.

- Reklama -

Ndërsa e pala e dëmtuar – KEDS ishte udhëzuar në kontest civil për kompensim dëmi.

Dosja e prokurorisë për vjedhje rrymë

Dibran Hoxha sipas prokurorisë prej një date që është e pavërtetuar e deri në janar të vitit 2012, në restorantin e tij “Cobra City” kishte vjedhur energji elektrike në vlerë prej mbi 3000 euro.

Prokuroria konstaton se gjatë kryerjes së një kontrolli nga zyrtari i KEDS, ishte vërtetuar se i akuzuari Hoxha kishte manipuluar me njehsor, ku si pasojë njehsori elektrik ka regjistruar 66.66 % të energjisë së shpenzuar më pak.Me këto veprime KEDS-it i është shkaktuar dëm material në vlerë mbi 3 mijë euro.

Hoxha tashmë po qëndron në masën e paraburgimit pasi po dyshohet të ketë privuar nga jeta të riun nga Shqipëria në ditët e para të këtij viti.

“Kobra” siç njihet në publik është dënuar plotë 16 herë për vepra të ndryshme penale, si: rrahja, lëndimi i rëndë trupor, shmangia nga tatimi, dëmtimi i vulave zyrtare, dëmtimi i pasurisë së huaj dhe kanosje.

Në 12 raste dënimet kanë qenë me gjobë, ndërsa në 4 raste kanë qenë dënime me kusht.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort