LAJME

Dorëzohet Vuçiq, pajtohet të bisedojë për planin franko-gjerman

Dorëzohet Vuçiq, pajtohet të bisedojë për planin franko-gjerman
TV Prizreni
TV Prizreni
21 Janar 2023, 09:59

“Serbia është e gatshme të pranojë konceptin e planit dhe të punojë në zbatimin e marrëveshjes evropiane për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi”.

Kështu tha dje presidenti serb, Aleksandar Vuçiq pas takimit me përfaqësuesit e vendeve më të rëndësishme perëndimore dhe të BE-së. Këtë takim, ai e konsideroi si “ndoshta bisedën më të vështirë”.

Vuçiq ka thënë se ka një rezervë sa i përket nje çështjeje për të cilin nuk ka dashur të flasë pasi siç thotë ai- “propozimi nuk është publik”.

Sipas Vuçiqit, sot si president i Serbisë është përballur me probleme dhe sfida që do t’i viheshin Serbisë “nëse ajo nuk pajtohej me planin e propozuar”.

Vuçiq tha se është arritur një pajtim me të dërguarit perëndimorë se një konflikt i ngrirë nuk është zgjidhje./RTK/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika