Dorëzohet kallëzim penal kundër Xhelal Sveçlës

0
1

Një kallëzim penal është dorëzuar më 22 korrik në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, kundër ministrit të Brendshëm Xhelal Sveçla.

Ai akuzohet nga Fadil Kodra, i cili u shkarkuar nga pozita e drejtorit të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave për “cenim të të drejtave në marrëdhëniet e punës dhe keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Kodra e akuzon Sveçlën se ia cenoi të drejtat duke e hequr krejt nga pozita e zyrtarit publik.

Në kallëzimin penal të siguruar nga Klankosova.tv, shkruan se dëmi që e ka shkaktuar Sveçla e tejkalon shumën e 5 mijë eurove dhe thotë se ajo që ka bërë ministri i rendit është e dënueshme me gjobë dhe burgim prej 3 deri në 10 vjet burgim. /klankosova.tv/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here