LAJME

Dorëhiqet drejtoresha e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik në Prizren, Lirije Bytyçi

Dorëhiqet drejtoresha e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik në Prizren, Lirije Bytyçi
TV Prizreni
TV Prizreni
9 Janar 2024, 18:03

Lirije Bytyçi, përmes një postimi në rrjetin social facebook, ka bërë të ditur se ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtoreshës për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik në komunën e Prizrenit.

Sipas saj, një vendim të tillë e ka marrë për arsye personale.

Njoftimi i plotë

Të nderuar miq,

Ju njoftoj se për arsye personale dhe në mirëkuptimin e Degës së Nismës në Prizren, nga sot nuk do të vazhdoj të jem në drejtimin e Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik me të cilën për dy vite kam udhëhequr me shumë përkushtim duke bërë punë dhe projekte të mira në interes të qytetarve.

E falenderoj Nismën Socialdemokrate që më besun ta drejtoj këtë drejtori si dhe stafin dhe të gjithë ata me të cilët bashkëpunova për dy vite më seriozitetin më të madh.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika