Ish-aktivistja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Donika Gërvalla, është një nga emrat që ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ka përfshirë në listën e kandidatëve për deputetë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Vjosa Osmani të enjten nënshkroi marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje për t’u përfshirë në listën garuese të kësaj partie. Ajo pritet të marrë numrin dy në këtë listë, pas Albin Kurtit kryetarit të partisë. Osmani ka shpallur kandidaturën e saj për presidente, ndërsa Kurti për kryeministër.
Mësohet se Osmani në listën e VV-së do të ketë 10-15 emra.





