Karen Donfried, e cila është Zëvendës-Sekretare amerikane e Shtetit për çështje Europiane dhe Euro-Aziatike, është deklaruar rreth dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, ku ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e mbështesin dialogun mes këtyre dy vendeve, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
Gjatë një interviste për gazetën “Politika”, ajo ka shtuar se ky dialog i përkrahur nga SHBA-të duhet të rezultojë më një marrëveshje gjithëpërfshirëse, normalizimin e marrëdhënieve ku fokusi do të jetë njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, transmeton lajmi.net.
“Besoj se është shumë e rëndësishme që Kosova dhe Serbia të bashkëpunojnë dhe të zgjidhin marrëdhëniet. Shtetet e Bashkuara mbështesin dialogun e ndërmjetësuar nga BE dhe një marrëveshje gjithëpërfshirëse që do të rezultojë në normalizimin e marrëdhënieve me fokus në njohjen reciproke. Një mekanizëm për ta arritur këtë është një dialog i ndërmjetësuar nga BE”, ka thënë Donfried.





