Dolën vullnetarë për t’u vaksinuar kundër COVID-19, Kosova dërgon 60 mjekë në Kukës
Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se e ka informuar Ministrinë e Shëndetësisë të Republikës së Shqipërisë me një liste prej rreth 60 profesionistëve shëndetësor nga Kosova, të cilët kanë shprehur gatishmërinë për t’u vaksinuar vullnetarisht kundër COVID-19 në Kukës të Shqipërisë.
Përmes një njoftimi drejtuar mediave, MSH’ja ka bërë me dije se lista është hartuar nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitare të Kosovës, bazuar në shprehjen e gatishmërisë së Shqipërisë për të ndihmuar në vaksinimin e një numri të profesionistëve shëndetësor nga Kosova, kryesisht nga shërbimet e vijës së parë në luftën kundër COVID-19.





