Doktoresha u bënë thirrje qytetarëve të vaksinohen

Në sallën “1 Tetori” në Prishtinë të martën ka filluar vaksinimi i personelit shëndetësor kundër Covid-19.Me këtë rast, njëra nga punonjëset shëndetësore që është vaksinuar ka qenë edhe doktoresha Kade Bjetullahu.Ajo pas vaksinimit për EO është shprehur se ndihet mirë, kurse u ka bërë thirrje të gjithëve të vaksinohen.
“Unë posa e mora vaksinën dhe po ndjehem shumë mirë. Shpresoj që nuk kemi me pas telashe më tutje. Gjithçka ka qenë në rregull dhe u rekomandoj te gjithëve marrjen e vaksinën sepse është e nevojshme”, tha ajo.Përveç personelit shëndetësor do të vaksinohen edhe personat e moshës mbi 80 vjeç.Vaksinimi në komuna do të fillojë nga dita enjte.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

