Dogana e Kosovës ka njoftuar të enjten se gjatë kontrolleve të rregullta në pikën e kalimit kufitar në Vërmicë, bazuar në analizën e riskut, zyrtarët doganorë ndaluan një automjet me targa të vendit fqinj për kontroll.
Dogana zbulon mall të padeklaruar me faturë në vlerë 1500 euro në Vërmicë

“Shoferi, i pyetur nga zyrtari doganor nëse kishte mallra për të deklaruar, u përgjigj negativisht. Megjithatë, sipas procedurave standarde, automjeti u përzgjodh për kontroll të detajuar në bashkëpunim me Policinë Kufitare.
Gjatë kontrollit u zbulua mall i padeklaruar, për të cilat ekzistonte faturë, në vlerë rreth 1500 €” – thuhet në njoftim.
Dogana e Kosovës thekson tutje se mbetet e përkushtuar në parandalimin e tregtisë së jashtëligjshme dhe në luftën kundër kontrabandës, duke zbatuar masat e nevojshme për garantimin e ligjshmërisë dhe mbrojtjen e tregut.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

