LAJME

Dogana zbulon deklarim të pasaktë të mallrave në Prizren, diferencë rreth 29 mijë euro

Dogana zbulon deklarim të pasaktë të mallrave në Prizren, diferencë rreth 29 mijë euro
TV Prizreni
TV Prizreni
20 Prill 2026, 09:50

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë një kontrolli në Zyrën Doganore në Prizren janë identifikuar parregullsi në një dërgesë të deklaruar nga një subjekt ekonomik.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë verifikimit të dokumentacionit dhe kontrollit fizik të mallrave janë konstatuar mospërputhje në deklarim, që kanë rezultuar me një diferencë vlere rreth 29 mijë euro.

Dogana ka theksuar se rasti trajtohet si kundërvajtje doganore dhe se ndaj subjektit janë duke u zhvilluar procedurat ligjore përkatëse, me qëllim garantimin e ligjshmërisë dhe konkurrencës së drejtë në treg.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika