Dogana e Kosovës ka njoftuar se gjatë një operacioni të Njësive të tyre kanë gjetur sasi të mëdha të barnave të paligjshme në një barnatore në regjionin e Prizrenit.
Dogana ka bërë të ditur se janë sekuestruar gjithësej 633 paketime barnash në vlerë mbi 5000 euro.
Në fund, u ka bërë thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë që mund të ndihmojë në luftën kundër kontrabandës dhe aktiviteteve ilegale.
“Në një operacion të suksesshëm të Njësive të Doganës së Kosovës sot në regjionin e Prizrenit, është zbuluar një sasi e madhe e barnave të paligjshme, të fshehura në vende të ndryshme. Këto barna ishin kontrabanduar në Kosovë dhe si rezultat i punës operative, është identifikuar lokacioni (barnatore) e cili sot u bastis. Janë sekuestruar plot 633 paketime barnash me një vlerë mbi 5000 euro.
Ftojmë qytetarët të jenë vigjilentë dhe të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë që mund të ndihmojë në luftën kundër kontrabandës dhe aktiviteteve ilegale.”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës./TVPrizreni/