LAJME

Dogana shënon mbledhje të të hyrave në vlerë prej një miliard eurosh

Dogana shënon mbledhje të të hyrave në vlerë prej një miliard eurosh
TV Prizreni
TV Prizreni
1 Tetor 2021, 11:06

Drejtori i doganës, Agron Llugalia ka treguar se dogana ka shënuar sukses sa i përket mbledhjes së të hyrave, pasi që më përfundimin e muajit shtator, të hyrat kanë arritur shifrën e një miliard eurove.

“Kjo paraqet një sukses në krahasim me vitin e kaluar, sepse kemi një rritje të të hyrave prej 33.5 përqind më shumë”, tha Llugaliu në një konferencë për media.

Drejtori po ashtu bëri të ditur se është shënuar rritje e eksportit prej 68 përqind, në krahasim me vitin e kaluar.

“Është sukses i gjithëmbarshëm dhe falënderoj kolegët e mi, të cilët kanë bërë përpjekje të jashtëzakonshme në arritjen e këtij suksesi”, u shpreh Llugaliu.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika