LAJME

Dogana në Prizren zbulon fishekzjarre të deklaruara si qirinj në vlerë 2500 euro

Dogana në Prizren zbulon fishekzjarre të deklaruara si qirinj në vlerë 2500 euro
TV Prizreni
TV Prizreni
20 Maj 2026, 09:41

Dogana e Kosovës ka zbuluar një rast të deklarimit të pasaktë të mallrave gjatë kontrollit doganor në Zyrën Doganore në Prizren.

Sipas njoftimit, gjatë ekzaminimit të një dërgese të importuar, zyrtarët doganorë kanë konstatuar mospërputhje ndërmjet deklarimit doganor dhe gjendjes faktike të mallit.

“Malli ishte deklaruar si qirinj, ndërsa pas kontrollit fizik është vërtetuar se bëhej fjalë për fishekzjarre. Përveç klasifikimit të gabuar tarifor, është konstatuar se për mallin në fjalë kërkohet edhe licencë për import të mjeteve plasëse, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Sipas vlerësimeve preliminare, shmangia e obligimeve doganore dhe tatimore si rezultat i deklarimit të gabuar arrin në mbi 2500 euro” – thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin, bëhet e ditur se është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore sipas dispozitave të Kodit Doganor dhe të Akcizave.

Dogana e Kosovës thekson në fund se mbetet e përkushtuar në luftimin e deklarimeve të pasakta, mbrojtjen e sigurisë publike dhe garantimin e zbatimit të drejtë të legjislacionit doganor.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika