- Reklama -

Dogana në Hoçë të Madhe sekuestron 42 mijë litra pije alkoolike

Përmes një njoftimi Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë një kontrolli rutinor në një dyqan në Hoçë të Madhe të Rahovecit, ka zbuluar se po shiten pije alkoolike pa autorizim. Si pasojë gjatë kontrollit ka sekuestruar 42 mijë litra pije alkoolike.

Dogana ka bërë të ditur se pronari i dyqanit operon edhe veprimtarinë e prodhimit të pijeve alkoolike pa autorizim të Doganës e po ashtu nuk e ka fare biznesin të regjistruar në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve.

- Reklama -

“Duke qenë se natyra e këtij veprimi të dyshuar përbën vepër penale, Dogana ka njoftuar Prokurorin e Shtetit për veprimet e mëtejme. Gjatë kontrollit janë hasur produkte të gatshme me përmbajtje alkooli në sasi prej rreth 42 mijë litra. Personi në fjalë ka vepruar krejtësisht në shpërfillje të rregullimit ligjor dhe ka bërë dëm buxhetit në vlerë prej rreth 38 mijë euro vetëm për pjesën e detyrimeve për stokun e hasur gjatë kontrollit. Ky aktivitet afarist i paregjistruar që nuk i nënshtrohet as kontrolleve sanitare e higjienike, përbën rrezik edhe për shëndetin e konsumatorit”, thuhet nga Dogana.
Dogana ka bërë të ditur se në të njëjtin fshat operojnë dy biznese të autorizuara për produkte të njëjta e që kanë pronar qytetarë serbë të Kosovës.

“Ata paguajnë të gjitha detyrimet ligjore. Veprimi i bizneseve të paligjshme përbën konkurrencë të padrejtë ndaj bizneseve të ligjshme”, thuhet nga Dogana.

Për sekuestrimin e pijeve ka shkruar edhe drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.
Petkoviq e ka quajtur “sulm të ri” sekuestrimin.

“Sulmi i ri i Kurtit ndaj serbëve në jug të Ibrit. Ai dërgoi policinë e tij në qendër të Hoçës së Madhe për të konfiskuar 40 mijë litra verë nga një nga vreshtat më të vjetra të Petroviqit. Vendasit u mblodhën për ta mbrojtur fqinjin e tyre, sepse nuk do të lejojnë mbijetesën dhe terrorin e Kurtit!” – shkroi Petkoviq në Twitter.

Por, Dogana ka reaguar ndaj këtij pretendimi, duke thënë se veprimet e saja ishin totalisht të ligjshme.

“Gjatë ditës së djeshme disa media kanë cituar postime me pretendime të rrejshme të një zyrtari të Qeverisë së Serbisë për gjoja veprime të një anshme të Doganës së Kosovës me konfiskim të pijeve alkoolike, të prodhuara në mënyrë jo-legjitime”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Vendet nga komuna e Prizrenit ku nesër do të ketë mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Punime në rrugën “Ibrahim Lutfiu” në Prizren, nesër do të ndërpritet furnizimi me ujë në këto zona

KRU "Hidroregjioni Jugor" në Prizren ka njoftuar se për...

Punime në rrjet, KEDS njofton se nesër do të ketë ndërprerje të rrymës në Korishë dhe disa vende të tjera

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort