Home LAJME Dogana ndalon suplemente ushqimore të padeklaruara në vlerë mbi 5 mijë euro në Vermicë

Dogana ndalon suplemente ushqimore të padeklaruara në vlerë mbi 5 mijë euro në Vermicë

0
Dogana ndalon suplemente ushqimore të padeklaruara në vlerë mbi 5 mijë euro në Vermicë

Zyrtarët doganorë në Pikëkalimin Kufitar në Vermicë kanë ndaluar një automjet për kontroll të detajuar.

Sipas një njoftimi nga Dogana e Kosovës, gjatë deklarimit, drejtuesi i automjetit ka pohuar se nuk ka mallra për të deklaruar. Megjithatë, pas ekzaminimit të automjetit, në ulëset e pasme dhe në bagazh është zbuluar mall i padeklaruar me natyrë tregtare, për të cilin nuk ishte paraqitur as faturë as dokumentacion përcjellës. Konkretisht, suplemente ushqimore – rreth 600 pako me gjithsej mbi 7,500 copë.

Vlera e përgjithshme e mallrave të padeklaruara është vlerësuar në 5,554.00 euro, ndërsa shmangia e detyrimeve doganore arrin në 1,655.34 euro.

Ndaj palës është inicuar procedurë për kundërvajtje doganore, në bazë të nenit 253 të Kodit Doganor dhe të Akcizës së Kosovës (KDAK), ndërsa mallrat janë ndaluar përkohësisht deri në përfundimin e procedurave përkatëse.

Dogana e Kosovës rikujton qytetarët se mosdeklarimi i mallrave përbën shkelje të legjislacionit doganor, dhe ndaj rasteve të tilla ndërmerren masa ligjore në përputhje me dispozitat në fuqi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here