LAJME

Dogana ndalon një kombi me patika false në rajonin e Prizrenit

Dogana ndalon një kombi me patika false në rajonin e Prizrenit
TV Prizreni
TV Prizreni
6 Qershor 2024, 10:54

Njësitet antikontrabandë të Doganës së Kosovës, në rajonin e Prizrenit kanë identifikuar një automjet të dyshimtë dhe e kanë ndaluar për kontroll.

Gjatë kontrollit është zbuluar një sasi prej 350 palë mbathje sportive pa prejardhje, që besohet se janë kontrabanduar në Kosovë përmes rrugëve ilegale.

Përveçse janë kontrabandë, këto mbathje sportive janë marka të falsifikuara, duke shkelur ligjin për të drejtat e pronësisë intelektuale (DPI). Të gjitha mallrat janë konfiskuar si dhe është inicuar procedura kundërvajtëse.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika