LAJME

Dogana konfiskon 28 mijë cigare në Aeroport

Dogana konfiskon 28 mijë cigare në Aeroport
TV Prizreni
TV Prizreni
7 Prill 2025, 09:13

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka konfiskuar 144 boksa cigaresh, të cilat i kishte hasur në bagazhin e një udhëtari të dielën në Aeroportin e Prishtinës.

Siç thuhet në njoftim të Doganës, personi i ndaluar ishte shtetas shqiptar dhe ishte udhëtar me fluturimin Prishtinë-Londër. Rasti ka ndodhur në mëngjes.

“Gjatë kontrollit të bagazheve të tij, të realizuar përmes skanimit dhe në prani të tij, është zbuluar mall i padeklaruar – konkretisht, sasi e konsiderueshme e cigareve me banderola të Shqipërisë dhe RKS-së, si më poshtë:  Totali: 28,800 copë cigare (144 boksa)”, thuhet në njoftim.

Malli është ndaluar dhe rasti po trajtohet si kundërvajtje doganore. Mallrat janë konfiskuar.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika