Gjatë një kontrolli të zakonshëm në pikën kufitare të Vërmicës, zyrtarët doganorë kanë ndaluar për kontroll një veturë që po hynte në territorin e Republikës së Kosovës.
Dogana kap mallra të falsifikuara në Vermicë

Gjatë kontrollit, në veturë janë zbuluar aksesorë për telefona (silicone case). Pas një ekzaminimi të detajuar, është verifikuar se mallrat në fjalë janë të falsifikuara dhe shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale (DPI).
Në përputhje me procedurat ligjore, mallrat janë ndaluar dhe ndaj personit përgjegjës është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore.
Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin e hyrjes dhe qarkullimit të mallrave të falsifikuara në tregun vendor, duke siguruar zbatimin e dispozitave ligjore që garantojnë mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale dhe të konsumatorëve.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Zotëria i Parë ftohet nga Zonja e Parë e SHBA-ve në Shtëpinë e Bardhë për Samitin FFT

“S’di si do t’ia dalim”, qytetarët të shqetësuar nga paralajmërimi për rritjen e çmimit të rrymës

Mungesat e barnave në QKUK, ministri Vitia publikon stoqet e SHSKUK-së

