LAJME

Dogana ia ndalon Mozzikut orët mbi 1.3 milion

Dogana ia ndalon Mozzikut orët mbi 1.3 milion
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Shtator 2025, 19:11

Dogana e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” të këngëtarit Gramoz Aliut, i njohur si “Mozzik”, njësitet doganore kanë zbuluar dhe ndaluar përkohësisht dy orë luksoze në vlerë totale 1 milion e 340 mijë e 27 euro.

Sipas njoftimit të Doganës, orët luksoze, njëra “Richard Mille” dhe tjetra “Rolex”, nuk janë deklaruar nga Aliu gjatë kalimit në Kanalin e Gjelbër.

“Duke qenë se shmangia nga obligimet doganore kapte shumën mbi 5.000 euro, konform legjislacionit në fuqi është njoftuar Prokurori Kujdestar i Prokurorisë Themelore në Prishtinë”.

“Me këtë rast, në përputhje me kompetencat që dalin nga Kodi Doganor dhe i Akcizave, është urdhëruar ndalimi i përkohshëm i mallrave dhe intervistimi i personit të dyshuar”, thuhet në njoftim.

Tutje, Dogana tha se Aliu është intervistuar sot dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa dy orët mbeten të ndaluara deri në një vendim të Prokurorisë.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika