- Reklama -

Dogana e Serbisë kap rreth 50 mijë cigare të kontrabanduara në autobusin që vinte nga Kosova

Doganierët serbë në Pikë Kalimin Kufitar Shid në bashkëpunim me policinë parandaluan tentativën për të kontrabanduar rreth 50.000 cigare kontrabandë të fshehura në vrimat e posaçme të një autobusi Maxhari Tours me targa të Bujanocit të nisur nga Prizreni për në Zvicër në vendkalimin e Shidit, njofton Dogana e Serbisë.

Më tej në njoftim thuhet se kontrabanda është zbuluar gjatë kontrollit të rregullt të automjeteve në dalje nga Serbia, gjatë të cilit është përdorur një qen zyrtar i trajnuar posaçërisht për zbulimin e duhanit dhe produkteve të duhanit.

- Reklama -

Dogana njofton se gjatë kontrollit, qeni ka reaguar aktivisht ndaj hapësirës në pjesën e përparme të autobusit, pak nën vfimën e destinuar për krevatin e shoferit, gjë që ka mjaftuar si shenjë për doganierët se duhet të kontrollohet më në detaje. Hapësira padyshim ishte e ndërtuar qëllimisht dhe e mbyllur me një pllakë metalike të ngjitur me silikon me ngjyrë për ta bërë atë të dallohej sa më pak nga pjesa tjetër e brendshme e automjetit.

“Pikërisht në atë vend, në një bunker të krijuar posaçërisht, u zbuluan 100 kuti cigare Winston Blue me pulla akcize nga Kosova”, njofton Dogana e Serbisë.

Më tej në njoftim thuhet se për këtë autobusi është dërguar për kontroll shtesë me një skaner celular doganor, në videon e të cilit shihen parregullsi në rezervuarin e karburantit.

“Pas kontrollit të detajuar të asaj pjese të automjetit, u konstatua se edhe ajo ishte modifikuar duke u prerë dhe ndarë dhe në atë zgavër të vështirë për t’u arritur, doganierët zbuluan edhe 133 kuti cigare të së njëjtës markë”, njoton Dogana serbe.

SIpas Doganës, ndaj shoferit 47 vjeçar është zhvilluar një procedurë urgjente kundërvajtëse në Gjykatën e Mitrovicës së Sremit, si rezultat i së cilës është dënuar me gjobë prej 200.000 dinarë, masë mbrojtëse e konfiskimit të përhershëm të gjithë ngarkesës së kontrabandës, siç është autobusi. është modifikuar me qëllim që të shërbente si mjet kontrabande.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort