Doganierët serbë në Pikë Kalimin Kufitar Shid në bashkëpunim me policinë parandaluan tentativën për të kontrabanduar rreth 50.000 cigare kontrabandë të fshehura në vrimat e posaçme të një autobusi Maxhari Tours me targa të Bujanocit të nisur nga Prizreni për në Zvicër në vendkalimin e Shidit, njofton Dogana e Serbisë.
Më tej në njoftim thuhet se kontrabanda është zbuluar gjatë kontrollit të rregullt të automjeteve në dalje nga Serbia, gjatë të cilit është përdorur një qen zyrtar i trajnuar posaçërisht për zbulimin e duhanit dhe produkteve të duhanit.
Dogana njofton se gjatë kontrollit, qeni ka reaguar aktivisht ndaj hapësirës në pjesën e përparme të autobusit, pak nën vfimën e destinuar për krevatin e shoferit, gjë që ka mjaftuar si shenjë për doganierët se duhet të kontrollohet më në detaje. Hapësira padyshim ishte e ndërtuar qëllimisht dhe e mbyllur me një pllakë metalike të ngjitur me silikon me ngjyrë për ta bërë atë të dallohej sa më pak nga pjesa tjetër e brendshme e automjetit.






