LAJME

Dogana e Kosovës zbulon dy raste të substancave narkotike në Vërmicë

Dogana e Kosovës zbulon dy raste të substancave narkotike në Vërmicë
TV Prizreni
TV Prizreni
19 Qershor 2026, 12:39

Zyrtarët e Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë realizuar dy raste të suksesshme të zbulimit të substancave narkotike gjatë kontrollit të automjeteve në Pikën e Kalimit Kufitar Vërmicë.

Sipas njoftimit, në rastin e parë, gjatë kontrollit të detajuar në vijën e dytë të një automjeti në hyrje të Republikës së Kosovës, zyrtarët doganorë kanë zbuluar 104.90 gram substancë narkotike të dyshuar si kokainë, e cila ishte e fshehur në çantën personale të udhëtarit.

“Substanca është konfirmuar fillimisht përmes testit fushor dhe pajisjes TruNarc, me rezultat pozitiv për kokainë. Pas kontrollit të plotë dhe skanimit të automjetit nuk janë konstatuar parregullsi të tjera. Rasti është proceduar tek njësitë kompetente për hetime të mëtejshme.” – thuhet në njoftim.

Ndërkaq, në rastin e dytë, bëhet e ditur se gjatë një kontrolli tjetër të detajuar të një automjeti në të njëjtën pikë kufitare, zyrtarët doganorë kanë zbuluar 5.53 gram substancë narkotike të dyshuar si kanabis/marihuanë, e fshehur në hapësirën e bagazhit të automjetit. Gjatë kontrollit thuhet se është gjetur gjithashtu një thikë kuzhine e padeklaruar. Rasti është trajtuar në koordinim me Policinë e Kosovës dhe organet përgjegjëse të hetimit.

Dogana e Kosovës thekson në fund se mbetet e përkushtuar në luftimin e kontrabandës dhe trafikimit të substancave narkotike, duke vazhduar kontrollet e shtuara në pikat kufitare në bashkëpunim të ngushtë me institucionet vendore të zbatimit të ligjit.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika