Dogana e Kosovës ka konfiskuar 25% të mjeteve monetare të padeklaruara që u zbuluan gjatë një kontrolli rutinor në Pikën e Kalimit Kufitar Vërmicë.
Dogana e Kosovës konfiskon 25% të mjeteve monetare të padeklaruara në Vërmicë

Sipas njoftimit të Doganës, zyrtarët ndaluan për kontroll një automjet me targa vendore në hyrje të Kosovës, pasi kishte ngjallur dyshime për shkak të shpejtësisë me të cilën ishte paraqitur në pikën kufitare. Gjatë kontrollit të detajuar u gjetën mjete monetare që tejkalonin kufirin ligjor prej 10 mijë eurosh dhe nuk ishin deklaruar.
Në përputhje me legjislacionin në fuqi, Dogana konfiskoi 25% të shumës së padeklaruar, ndërsa për pjesën tjetër kërkoi dokumentacion që dëshmon origjinën e ligjshme të mjeteve. Rasti është proceduar sipas kompetencave ligjore dhe mbetet në shqyrtim.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

