Dogana e Kosovës ka zbuluar substancë narkotike në një dërgesë postare me prejardhje nga jashtë vendit.
Gjatë inspektimit të një pakoje të dyshimtë në Qendrën Doganore të Postës, zyrtarët doganorë kanë gjetur dy qese plastike të mbushura me substancë të llojit marihuanë.
- Reklama -
Pesha neto e substancës ishte afërsisht një kilogram, ka theksuar Dogana e Kosovës.
I gjithë rasti, së bashku me provat materiale, i është dorëzuar zyrtarisht Policisë së Kosovës për procedimet e mëtejshme penale.
Dogana e Kosovës ka theksuar angazhimin e saj për të mbrojtur sigurinë dhe shëndetin e qytetarëve duke parandaluar hyrjen e paligjshme të substancave të ndaluara në territorin e Republikës së Kosovës.
- Reklama -