Në dy muajt e parë të këtij viti, sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, 128 milionë euro mallra janë eksportuar nga Kosova drejt vendeve të tjera.
Këtë e konfirmuar në një intervistë për Ekonomia Online, zëdhënësi i këtij institucioni, Adriatik Stavileci. Ai shtoi se për muajt janar dhe shkurt të këtij viti krahasuar me vitin e kaluar kur ishin eksportuar 96 milionë euro, është shënuar rritje për 40%.
“Nëse krahasohen periudhat janar-shkurt të vitit 2021 dhe janar-shkurt të vitit 2022 ne e vërejmë që kemi edhe këtë dy muajt e parë edhe përkundër që viti 2021 ka qenë viti ndoshta më i mirë i eksportit ku kemi tejkaluar rreth 700 milionë euro mallra të eksportuara, këta dy muaj e parë kemi eksport prej 128 milionë euro që në krahasim me 96 milionë të vitit të kaluar që kanë qenë për janar-shkurt ka një rritje rreth 40 për qind të mallrave të cilat janë duke u eksportuar nga Kosova drejt vendeve të tjera”.





