Lideri i partisë serbe SNSD dhe anëtari i Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Milorad Dodik, nuk është bindur të heqë dorë nga rrënimi i funksionalitetit të këtij shteti as pas takimit të sotëm me zëvendësndihmës-sekretarin amerikan të shtetit për Evropë dhe Euroazi, Gabriel Escobar.
Escobar pas takimit me Dodikin dhe politikanë të tjerë në këtë vend tha i bindur se nuk do të ketë luftë, ndërkohë Dodik i quajti presionet nga jashtë në kundërshtim me Kushtetutën e Bosnjës.
Ai, përcjell gazeta “Oslobodjenje”, për nesër ka paralajmëruar dërgimin e pesë projektligjeve për votim në Kuvendin e Republika Srspkas, përmes të cilave do të tërhiqen përgjegjësitë që i janë deleguar nivelit qendror në Sarajevë.





