Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA) në Suharekë me datën 16 Nëntor 2021 kishte shpallur konkurs për 9 mësimdhënës/e dhe dy edukatore për 7 shkolla të komunës tonë.
Ndërsa, gjatë ditës së sotme DKA-Suharekë ka publikuar rezultatet e testit me shkrim të kandidatëve.
“Komisioni Përzgjedhës për zhvillimin e procedurave për themelimin e marrëdhënies së punës në bazë të kushteve dhe kritereve të përcaktuara sipas konkursit 05 nr. 1688 të datës 16.11, përpilon listën e kandidatëve sipas pikëve të arritura në testin me shkrim”, thuhet në njoftimin e kësaj drejtorie.
Ndërsa, më tutje bëhet e ditur se intervista me gojë do të mbahet me datën 28 dhjetor 2021 në sallën e Bordit KK Suharekë.






