- Reklama -

Djepin 70-vjeçar, ku u rrit vetë, ia dhuroi Muzeut Etnologjik (Foto)

Agim Malazogu, i cili jeton dhe vepron në Prishtinë, vendosi që tri eksponate të familjes së tij t’ia dhurojë Muzeut Etnologjik të Prishtinës.

Lajmin e bëri të ditur vetë Muzeu Etnologjik, përmes një njoftimi në Facebook, ku vlerësoi se përveç vlerave etnokulturore dhe artistike, ato paraqesin edhe historinë dhe kujtesën familjare të familjes Malazogu.

- Reklama -

Eksponatet e dhuruara janë një djep për përkundjen e fëmijëve, një kusi dhe sanxhak për larjen e teshave si dhe një gjergjef druri për punimin e tekstileve, shkruan Klan Kosova.

Në fotografinë e parë shfaqet djepi i dekoruar me ilustrime të shumëngjyrshme, ku në krye të tij është i shkruar numri 1952 – që tregon vitin se kur është gdhendur ky djep.

Djepi 70-vjeçar i familjes Malazogu

Klan Kosova e ka kontaktuar Malazogun, i cili tregon se djepi është më i vjetër se 70 vjet dhe se ai është blerë në qytetin e Gjakovës.

“Djepi ka më shumë se 70 vjet – është shumë i moçëm. Unë e di se prindërit e mi kanë jetuar në Prizren, por se djepi është blerë në Gjakovë”.

Kusi dhe saxhak për larjen e teshave
“Kusia, edhe kjo është blerë në rrafshin e Dukagjinit diku – sigurisht në Gjakovë sepse edhe aty kanë jetuar prindërit. Në Gjakovë kanë lindur dhe pastaj kanë jetuar një kohë në Prizren”.

I pyetur se pse ka vendosur që t’i dhurojë këtë eksponate duke pasur parasysh faktin se ato tashmë mbajnë një histori dhe kujtime disa brezore të familjes, Malazogu ka thënë se i ka dhuruar për faktin se ato janë vlerë dhe trashëgimi kulturore e jona.

“Unë i kisha mbajtur, por çka kam me tregu kur askush nuk i sheh. Ato janë gjëra që kanë vlerë dhe janë trashëgimi e jona kulturore. Ka qenë dëshira ime personale që t’i kontribuojë muzeut etnologjik”, shtoni ai.

“E kam edhe një makinë qepëse. Unë ju thash nëse duan ta marrin ‘Singer’ përmbi 80 vjet. Thanë që shikojmë nëse na hynë në punë”.

Tutje, Malazogu thekson se është rritur në atë djep së bashku me motrat dhe vëllanë e tij.

“Unë jam rritur në atë djep, vëllai është rritur, motra është rritur dhe sigurisht se i kemi kujtimet shumë të mira”.

Ai tregon se vëllai i madh është 69 vjeçar, por se ka pasur një motër e cila ka qenë fëmija i parë, por se tani nuk jeton më. Ndërsa Agimi tani është 61 vjeçar.

I pyetur nëse edhe ky i ka rritur fëmijët e tij në të njëjtin djep, ai tregon se me kalimin e kohës kanë ndryshuar gjërat dhe se djepi ka mbetur më shumë si kujtim.

“Është ndryshuar sistemi, ne kemi qenë pak më të avancuar. Kjo ka qenë mënyrë klasike me ato uskurat i kanë mbështjellë fëmijët që mos të rrëzohen”.

Kujtojmë se nëna e Agimit, Myzaqete Malazogu e cila e ka përdorur djepin në fjalë për t’i rritur fëmijët e saj, jeton në Prishtinë dhe është 92 vjeçare.

klankosova.tv

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Përmbushje e kuotave apo besim: Rruga e vështirë e grave në politikën kosovare

Fushata për Zgjedhjet që do të mbahen më 9...

Abdixhiku në Bllacë të Suharekës: Kërkova të refuzojnë gjuhën e ndarjes, përçarjes e sharjes

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku sonte ka...

Shmangni: Gjërat në korridor që shkaktojnë varfëri

Korridori është një hapësirë ​​që kërkon planifikim të kujdesshëm...

Furra ‘Përparimi’ fton pronarët e furrave për ulje të çmimit të bukës dhe byrekut👏

Nga 0.50 euro deri në 0.70 euro sillet çmimi...

Disa këshilla për një agjërim më të lehtë gjatë Ramazanit

Muaji i Ramazanit është një periudhë e veçantë dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort