Një grua në Prizren është rrahur nga dy djemtë e saj. Rasti ka ndodhur, sipas viktimës, pas një mosmarrëveshje që kishin mes tyre.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, kurse të dyshuarit janë shoqëruar në stacion të policisë, janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit kujdestar janë mbajtur 6 orë në stacion policor dhe më pas janë liruar.
Djemtë rrahin nënën e tyre në Prizren

“Prizren, 28.08.2021-19:37. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje me dy djemtë e saj, ata e kanë sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Të dyshuarit janë shoqëruar në stacion të policisë, janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit kujdestar mbahen për gjashtë (6) orë në stacion policor dhe pastaj lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./PrizrenPress.com
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

