LAJME

Djegia e veturave, Hovenier: Qeveria të mbrojë qytetarët dhe të sigurojë llogaridhënie për këto vepra kriminale

Djegia e veturave, Hovenier: Qeveria të mbrojë qytetarët dhe të sigurojë llogaridhënie për këto vepra kriminale
TV Prizreni
TV Prizreni
2 Prill 2023, 15:47

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka thënë se SHBA-të vazhdimisht kanë dënuar djegien e veturave në veri.

Ambasadori Hovenier përmes një postimi në Twitter, ka pohuar se Qeveria e Kosovës ka përgjegjësi të mbrojë qytetarët e saj.

“SHBA-të vazhdimisht e kanë dënuar djegien kriminale të veturave në veri të Kosovës. Qeveria e Kosovës ka përgjegjësi të mbrojë qytetarët e saj dhe të sigurojë llogaridhënie për këto vepra kriminale”, thuhet në postimin e ambasadorit.

Ndryshe, deri tani rreth 10 vetura janë djegur në veri të vendit, të cilat janë regjistruar me targa të Kosovës.

Kujtojmë se vitin e kaluar kishte filluar procesi i ri-regjistrimit të veturave me targa RKS.

Megjithatë, ky proces shkaktoi tensione në terren. Fillimisht, më 31 korrik u ngritën barrikada për këtë çështje, e më pas në nëntor serbët u larguan nga institucionet e Kosovës në veri shkaku i suspendimit të drejtorit të Policisë për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq.

Ndërkohë, Kosova dhe Serbia, me insistimin e bashkësisë ndërkombëtare, në fund të nëntorit të vitit të kaluar arritën një marrëveshje për targat, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve. /Telegrafi/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika