Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endriti, ka postuar disa fotografi të babait të tij me ish-presidentët e SHBA-ve ndër vite.
E para fotografi që ka postuar në llogarinë e tij në Instagram ka qenë ajo e ish-presidentit kosovar me presidentin aktual të SHBA-së Joe Biden, derisa shkruan “Koha kur kishte kush të kujdesej për Kosovën dhe të mbaheshin lidhjet e forta me miqtë ndërkombëtarë”.
Me mbishkrimin e njëjtë ai ka shpërndarë edhe disa fotografi të tjera të Hashim Thaçit me ish-presidentët Bill Clinton, George W. Bush, Barack Obama, Donald Trump dhe ish-Sekretaret Amerikane të Shtetit Madeleine Albright dhe Hillary Clinton.






