Pesë të arrestuarit për terrorizëm kanë dalë sot para Gjykatës së Prishtinës nën dyshimet se kishin planifikuar sulme terroriste në Kosovë.
Fazli Syla nga fshati Bukshiq i Klinës, babai i njërit nga të arrestuarit për terrorizëm, ka thënë se djali i tij E.S, është praktikues i fesë, por që familja nuk ka dyshuar në të asgjë.
“E kanë arrestua që tri ditë po erdha ta shohë sot djalin po s’më lejojnë më pa. Djali është marr më pula, s’ka punu askund. Është praktikues i fesë sikur e gjithë familja po skemë dyshua kurrgjë. Ka shkuar në xhami e ka fal xhumanë s’ka pas tjetër lëvizje. Edhe vite më parë është arrestuar po s’ka nejt shumë në burg për të njëjtën vepër. Djali është i martuam i ka tre fëmijë”, tha Syla.