Shefi i NATO-s, Mark Rutte tashmë është nisur për vizitë drejt Kosovës.
Pamje nga nisja e tij drejt Prishtinës ka publikuar përfaqësuesi i Kosovës për marrëdhëniet me NATO-n, Astrit Zemaj.
Vizitën e Rutte ai e ka quajtur ditë historike.
Postimi i plotë:
Ditë historike KOSOVË – NATO
11.03.2025, ora 6:45
Drejt Kosovës nën përkujdesjen e forcave ajrore të Italisë, Këshilli i Atlantikut të Veriut të NATO-s( NAC 32 Aleatët) dhe Partnerët, së bashku me strukturat më të larta drejtuese civile dhe ushtarake.
Vizita më e madhe dhe më e rëndësishme e NATO-s në vendin tonë në vitet e fundit.
Republika e Kosovës të gjithë Aleatëve dhe Partnerëve ju është mirënjohëse për mbështetjen dhe kontributin e vazhdueshëm për vendin tonë dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar, si dhe për paqën, sigurinë dhe stabilitetin në rajon.