LAJME

Dita vendimtare: Zgjedhja e presidentit ose zgjedhje parlamentare

Dita vendimtare: Zgjedhja e presidentit ose zgjedhje parlamentare
TV Prizreni
TV Prizreni
28 Prill 2026, 06:57

Të martën (sot), më 28 prill, përfundon afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit.

Në rast moszgjedhjeje të presidentit deri në mesnatë, Kosova do të përballet me zgjedhje të reja parlamentare.

Me fillim prej orës 10:00 është paralajmëruar vazhdimi i seancës së nisur të hënën.

Lëvizja Vetëvendosje propozoi dy kandidate për presidente: Feride Rushitin dhe Hatixhe Hoxhën.

Paraprakisht, kandidatët e seancës së 5 marsit, Konjufca dhe Mulhaxha u tërhoqën nga gara.

Rushiti mori 63 vota në rundin e parë, ndërsa Hoxha asnjë votë.

Partitë opozitare që bojkotuan mbledhjen, kritikuan pushtetin që ka nisur seancën pa praninë e 80 deputetëve, duke e cilësuar si shkelje kushtetuese.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika