Me rastin e “Ditës europiane pa makina” më 24 shtator 2023, nën organizimin e OJQ-së “Lidhja Vëzhguesëve Rinia e Kosovës” në Sheshin e Lidhjes në Prizren, do të realizohet aktiviteti ‘Tour me Bicikleta’.
Sipas njoftimit nga organizatorët, relacioni do të jetë rreth 15 km ku fillimi do të jetë nga Ura Arasta dhe mbarimi do të jetë në Sheshin e Lidhjes, derisa regjistrimi i pjesëmarrësve do të bëhet nga ora 09:30 deri 10:00.






