- Reklama -

Dita ndërkombëtare kundër epilepsisë

Çdo vit nё tё hёnёn e dytё tё muajit shkurt njerёzit mblidhen sё bashku tё njoftohen mbi problemet me tё cilat ballafaqohen personat qё vuajnë nga epilepsia dhe anёtarёt e familjeve tё tyre.Shënimi i kësaj dite bëhet për herë të tetё në Kosovë nga ana e Shoqatës kundër Epilepsisë e Kosovës(SHKEK) e cila nga viti 2011 është anëtare e Ligës Internacionale Evropiane kundër Epilepsisë (ILAE).Për shkak te pandemisë COVID-19, do të ketë aktivitete duke filluar nga shpërndarja e materialeve edukativo shëndetësore, si dhe mesazhet në radio dhe TV. Shpërndarja e materialeve edukativo-shëndetësore, fillon në ora 13:00 në sheshin “Nёnё Tereza”.
Epilepsia është një sëmundje me së paku dy sulme epileptike që shkaktohen pa asnjë arsye. Krizat mund të shkaktojnë probleme në kontrollin e muskujve, në lëvizjen, të folurit, pamjen ose vetëdijen, kriza këto të cilat zakonisht nuk zgjatin shumë, por mund të jenë të frikshme.
Ekzistojnë një sërë faktorësh që mund të provokojnë sëmundjen, si: temperatura, traumat e kokës, infeksionet, pagjumësia. Epilepsia mund të shfaqet në çdo moshë.Shpeshherë epilepsia shkaktohet nga keqformimi i trurit te fetusi. Rritja e kujdesit para lindjes dhe zhvillimi i teknologjisë mjekësore bën që këto dëmtime të evidentohen qysh para se fëmija të lindë.

Për këtë arsye është e këshillueshme që gratë shtatzëna të kryejnë kontrolle periodike në mënyrë që problemet e fetusit të evidentohen në kohën e duhur dhe të merren masat e nevojshme.Ndryshe, në botë janë të prekur më shumë se 50 milionë njerëz.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Çka preferohet të hamë për iftar? Flet nutricistja Rexhepi

Pjesa më e rëndësishme e muajit të Ramazanit është...

Ndryshimet klimatike mund të sjellin një kërcënim të ri për furnizimin global me gjak

Donatorët mund të preken nga sëmundjet e transmetueshme nëpërmjet...

Sot, shënohet Dita Botërore e Veshkave

13 marsi është Dita Botërore e Veshkave, një mundësi...

Pesë këshilla për të rritur mirëqenien dhe nivelin e energjisë nëse jeni duke agjëruar

Ramazani është një nga muajt më të rëndësishëm të...

Çka nënkupton një CRP e lartë në organizëm?

Proteina C reaktive, apo siç njihet CRP është një...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort