Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është shprehur se Dita e Veteranëve të UÇK-së është kujtesë dhe lavdi për heroizmin e pashuar, shkruan GazetaBlic.“Sot nderojmë dhe përulemi me respekt të thellë përpara veprës heroike të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – burrave dhe grave që flijuan gjithçka për lirinë e atdheut”, shkruan ajo në Facebook.
Dita e Veteranëve të UÇK-së, Osmani: Është kujtesë dhe lavdi për heroizmin e pashuar

Osmani thekson se 30 dhjetori është një datë që mishëron heroizmin e pavdekshëm të komandantit legjendar, Adem Jashari, dhe të familjes së tij, të cilët më 30 dhjetor 1991 zhvilluan betejën e parë kundër regjimit serb.
“Kjo betejë nuk ishte thjesht një përballje e armatosur, por një akt guximi që shënoi fillimin e një epoke të re në përpjekjet për liri dhe shtet. Atyre ju bashkuan me mijëra burra e gra, të cilët i dolën zot atdheut në kohët më të rënda, duke u shndërruar kështu në emblemë të shtetit tonë”, thuhet tutje.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Ndahet nga jeta në moshën 64-vjeçare mësimdhënësi dhe veprimtari Ismet Reka

Zëvendësministrja Nora Arapi Krasniqi viziton gërmimet arkeologjike në Pepaj të Istogut

Basha: Aksidenti në autostradë nuk u shkaktua nga gjendja e rrugës

