LAJME

Dita e dëshmorëve të Prizrenit, Totaj me bashkëpuntorë e qytetarë bëjnë homazhe në Landovicë

Dita e dëshmorëve të Prizrenit, Totaj me bashkëpuntorë e qytetarë bëjnë homazhe në Landovicë
TV Prizreni
TV Prizreni
15 Shtator 2024, 14:10

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se sot, në Ditën e Dëshmorëve të Prizrenit, kryetari, Shaqir Totaj, i shoqëruar nga nënkryetari, Kujtim Gashi, kryesuesja e Kuvendit, Antigona Bytyqi, zyrtarë të ekzekutivit, familje të heronjve, përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, veteranë e qytetarë, kanë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë.

“Në Ditën e Dëshmorëve të Prizrenit, sot me përulje e mirënjohje Kryetari Shaqir Totaj bëri homazhe në varrezat e Dëshmorëve në Landovicë, bashkë me nënkryetarin Kujtim Gashi, kryesuesen e Kuvendit Antigona Bytyqi, zyrtarë të ekzekutivit, familje të heronjve, përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, veteranë e qytetarë. Me respekt të veçantë u rikujtua vepra e dëshmorëve të kombit dhe roli i tyre thelbësor në ndërtimin e shtetit të Kosovës. Lavdi!”, shkruan në njoftimin e komunës./TVPrizreni/

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika