Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar Ditën e Dëshmorëve në Rahovec, duke thënë se betejat në Ratkoc, Vrajakë, Bratotin dhe Malësi të Vogël shënuan një kapitull të ri të luftën çlirimtare në Zonën e Operative të Pashtrikut.
Deputeti i AAK-së ka shkruar në Facebook se heroikisht më 12 maj 1998 ranë Milaim Krasniqi e Elmi Morina, e një vit vit më pas ra Bedrush Gashi.
“Sot, i shoqëruar nga kryetari i Rahovecit Smajl Latifi, mora pjesë në manifestimin qendror kushtuar Ditës së Dëshmorëve, në Kompleksin Memorial në Gradish. Sot kujtojmë gjithashtu, në ditën e përjetësimit, udhëheqësin e njësiteve të hershme guerile të UÇK-së, Agron Rrahmani. Po ashtu, kujtojmë e nderojmë të rënët në Katundin e Ri të Pejës, të ekzekutuar nga dora e shtetit fashist serb. Kujtojmë rënien por dhe humbjen pa gjurmë të anëtarëve të familjes atdhetare Prelvukaj”, ka shkruar Haradinaj.
Kreu i AAK-së shprehu lavdi për të flijuarit për lirinë e Kosovës.
“Lavdi të gjithë atyre që u flijuan për lirinë e Kosovës ndër breza! Respekti dhe mirënjohja për sakrificën e tyre sublime do të jetë e përhershme”, tha ai./KOHA/