SPORT

Dita e Ballkanit sot, skuadra e Ilir Dajës kërkon fitore ndaj Sivassporit në “Fadil Vokrri”

Dita e Ballkanit sot, skuadra e Ilir Dajës kërkon fitore ndaj Sivassporit në “Fadil Vokrri”
TV Prizreni
TV Prizreni
13 Tetor 2022, 09:56

Ballkani do ta zhvillojë sonte ndeshjen e radhës në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.
Skuadra e Ilir Dajës do të jetë nikoqire e Sivassporit sonte në kuadër të grupit G.Ndeshja është e vlefshme për rrethin e katërt të fazës së grupeve dhe luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” sonte duke filliar në ora 21:00.

Ballkani vjen në këtë ndeshje pas fitores dramatike 3:4 pikërisht ndaj Sivassporit në Turqi javën e kaluar.Pas tri ndeshjeve, Ballkani është lider në grupin G me katër pikë.Po aq pikë kanë edhe Sivasspori, Cluji dhe Slavia Praga në këtë grup.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika