- Reklama -

Dita Botërore kundër kancerit, Kosova me 2 mijë raste të reja çdo vit

2 mijë raste të reja me kancer paraqitën për çdo vit në Kosovë ndërsa problem mbetet diagnostikimi i vonuar e mungesa e programeve të skriningut, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë në Ditën Botërore kundër kancerit.

Kjo Ministri tha se në Kosovë gratë janë më të prekura nga kanceri i gjirit ndërsa meshkujt nga kanceri i mushkërive.

- Reklama -

“Edhe në Kosovë, ky problem është gjithashtu i dukshëm, me rreth 2,000 raste të reja çdo vit. Gratë janë më të prekurat nga kanceri i gjirit, ndërsa meshkujt nga kanceri i mushkërive. Problemet kryesore mbeten diagnostikimi i vonuar dhe mungesa e programeve të skriningut, si dhe ndërgjegjësimi i pamjaftueshëm për rrezikun që paraqet kanceri”- ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.

Përfshirja e vaksinës kundër Human Papilloma Virusit (HPV) në kalendarin kombëtar të vaksinimit është parë si hap i rëndësishëm drejt parandalimit të kancerit.

Ndërsa si qëllim për të ardhmen Ministria e Shëndetësisë ka parë zgjerimin e programeve të skriningut për kancerin e gjirit dhe qafës së mitrës, përmirësimin e infrastrukturës shëndetësore, dhe rritjen e ndërgjegjësimit të popullatës për rëndësinë e diagnostikimit të hershëm.

Në Kosovë këtë vit Dita Ndërkombëtare kundër kancerit shënohet me moton “Të bashkuar nga e veçanta”.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort