2 mijë raste të reja me kancer paraqitën për çdo vit në Kosovë ndërsa problem mbetet diagnostikimi i vonuar e mungesa e programeve të skriningut, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë në Ditën Botërore kundër kancerit.
Kjo Ministri tha se në Kosovë gratë janë më të prekura nga kanceri i gjirit ndërsa meshkujt nga kanceri i mushkërive.
“Edhe në Kosovë, ky problem është gjithashtu i dukshëm, me rreth 2,000 raste të reja çdo vit. Gratë janë më të prekurat nga kanceri i gjirit, ndërsa meshkujt nga kanceri i mushkërive. Problemet kryesore mbeten diagnostikimi i vonuar dhe mungesa e programeve të skriningut, si dhe ndërgjegjësimi i pamjaftueshëm për rrezikun që paraqet kanceri”- ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.





