• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
Thursday, March 23, 2023
TV Prizreni
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
TV Prizreni
No Result
View All Result
Home SPORT

Distria rrëmben të artën në Paris

tvprizreni by tvprizreni
February 4, 2023
in SPORT, VENDI
0
Distria rrëmben të artën në Paris
0
SHARES
63
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Distria Krasniqi ka vazhduar me formë të lartë. Në garën e saj të parë për vitin 2023, xhudistja pejane e fitoi medaljen e artë.

Distria triumfoi të shtunën në Grand Slamin e Parisit, garën më të famshme dhe më prestigjioze të xhudos. Ka shfaqur formë të lartë dhe nuk është rrezikuar thuajse fare.

27-vjeçarja ishte bartësja e parë në kategorinë deri 52 kg dhe me paraqitjen në tatami dëshmoi pse ishte e para prej bartëseve. Në finale e mposhti bartësen e dytë, hungarezen Reka Pupp. Ndaj saj realizoi hedhje për uazari pas pak sekondash. Më pas kontrolloi luftën deri në fund, pa hasur në vështirësi.

Distria tani ka bilanc prej gjashtë fitore e një humbje me Puppin.

Më me shumë vlerë ishte fitorja në gjysmëfinale ndaj francezes Amandine Buchard, njërës prej më të mirave në kategori. Buchard vjet shënoi dy fitore ndaj Distrisë, në finale të Grand Slamit të Parisit dhe në çerekfinale të Evropianit. Por fituesja e medaljes së argjendtë olimpike ishte pa gjasa ndaj Krasniqit, të shtunën. Distria dominoi plotësisht dhe fitoi me dy uazari, përkatësisht me Ippon.

Kampionia olimpike në kategorinë deri në 48 kg, Distria Krasniqi, në xhiron e parë ishte e lirë. Në të dytën pa telashe e mposhti spanjollen Marina Castello Diez. Në çerekfinale e kaloi mongolen Sosorbaram Lkhagvasuren. Mongolja i pësoi tri dënime për fitoren me Ippon të Distrisë.

Distria në dhjetor kishte fituar Mastersin në Jerusalem, ndërsa ishte në podium në të gjitha garat e vitit të kaluar. Dhe ecurinë shumë të mirë e vazhdoi në Paris.

Ajo për herë të dytë ka fituar të artën në Grand Slamin e Parisit. I ka edhe dy medalje të argjendta e dy të bronztë në këtë garë. Finalet të shtunën u zhvilluan para rreth 15 mijë shikuesve.

Me të artën, Distria fitoi edhe 1000 pikë në ranglistën botërore.

Të shtunën garuan edhe Laura Fazliu dhe Flaka Loxha. Laura garoi në kategorinë deri 63 kilogramë, ndërsa në xhiron e dytë e kaloi xhudisten e Kazakistanit, Samalay Yergaliyeva. Më pas përballë e kishte bartësen e dytë dhe medalisten olimpike, kanadezen Catherine Beauchemin-Pinard. Ndaj saj po udhëhiqte me uazari, kur pak sekonda para fundit mori dënimin e tretë. Kështu fitorja i takoi kanadezes. Por vendimi i gjyqtarëve për dënimin e tretë ndaj Laurës u mor pas konsultimeve të shumta dhe vlerësohet shumë i dyshimtë.

Flaka Loxha garoi në kategorinë deri 57 kilogramë. Në xhiron e dytë e mposhti amerikanen Mariah Holguin. Kurse më pas humbi nga francezja me përvojë, Priscilla Gneto.

Të dielën në Paris garon Loriana Kuka në kategorinë deri 78 kilogramë.

Në Grand Slamin e parë të vitit po garojnë 520 xhudistë nga 82 shtete.

Kosova ka fituar medalje në Paris që nga viti 2013, pos një viti në të cilin nuk mori pjesë.

Premium WordPress Themes Download
Premium WordPress Themes Download
Download WordPress Themes Free
Download WordPress Themes
free online course
download micromax firmware
Free Download WordPress Themes
download udemy paid course for free
Previous Post

Erërat e forta dëmtojnë shtyllat elektrike në disa rajone

Next Post

Gëzim në familjen e Ukshin Hotit, djali i tij Andini shumë shpejt do të bëhet baba

Next Post
Sipas Hotit, hapja e arkivave është në favor të Kosovës

Gëzim në familjen e Ukshin Hotit, djali i tij Andini shumë shpejt do të bëhet baba

Të Fundit

A do të ndalet ndarja e parave për udhëtimin e deputetëve? Flet Glauk Konjufca

Konjufca: Vuçiqit duhet t’i ngritet ndjekje ndërkombëtare, sikurse Putinit

March 22, 2023
Disa nga pajisjet shtëpiake që shpenzojnë energji edhe kur nuk janë në përdorim

Disa nga pajisjet shtëpiake që shpenzojnë energji edhe kur nuk janë në përdorim

March 22, 2023
Kurti: Vuçiq refuzoi ofertën time për vetëmenaxhimin e serbëve

Kurti tregon se çfarë oferte i bëri Vuçiqit në Ohër

March 22, 2023
Frikë rreth sigurisë së ndërtesave në Stamboll pas tërmeteve

Frikë rreth sigurisë së ndërtesave në Stamboll pas tërmeteve

March 22, 2023
TV Prizreni

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "tvprizreni.net".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 606 399
Marketing: +383 (0) 48 139 739
Email: [email protected]

Na ndiqni në Facebook

Kategoritë

  • ARGËTIM
  • EKONOMI
  • FAMILJE
  • LAJME
  • OPINIONE
  • PRIZRENI ME RAJON
  • RAJONI DHE BOTA
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • TEKNOLOGJI
  • VENDI

Të Fundit

A do të ndalet ndarja e parave për udhëtimin e deputetëve? Flet Glauk Konjufca

Konjufca: Vuçiqit duhet t’i ngritet ndjekje ndërkombëtare, sikurse Putinit

March 22, 2023
Disa nga pajisjet shtëpiake që shpenzojnë energji edhe kur nuk janë në përdorim

Disa nga pajisjet shtëpiake që shpenzojnë energji edhe kur nuk janë në përdorim

March 22, 2023
  • Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.