Xhudistja jonë, Distria Krasniqi ka fituar edhe ndeshjen çerekfinale dhe atë gjysmëfinale në Grand Prixin e Zabrebit dhe është kualifikuar tashmë në finalen e madhe.
Kampionia olimpike nga Kosova ka fituar pa telashe edhe ndeshjen e tretë për ditën e sotme në garën që po mbahet në kryeqytetin kroat.
Fillimisht, Distria ishte dominuese në takimin e parë ndaj Sofia Asvesta, të cilën e mposhti me ‘ëaza-ari’, ndërsa në raundin e dytë, pejania arriti të mposht me ‘ippon’ xhudisten zvicerane, Binta Ndiaye në kategorinë deri në 52 kilogramë.






